News That Matters

Arrestohet nga policia shqiptare ballisti Ismail Morina

25/05/2022. 12:14

Ballisti Ismail Morina është arrestuar sot në Kukës, nga autoritetet e “Rilindjes”.

Këtë e kanë bërë të ditur nga vetë faqja zyrtare e Ismail Morinës në Facebook.

“Persekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhën nga Beogradi i Miladinve ndaj shpirit të lirë”, është thënë në njoftimin e faqes së tij, transmeton Klankosova.tv.

Për arrestimin e tij ka reagimin e tij ka reaguar kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Rama me urdhër të Beogradit arreston superfansin e kombëtares tonë Ismail Morina. Kërkoj lirimin e tij urgjent”.

“Me urdhër të Edi Ramës arrestohet sapo vuri këmbën në dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje për dronin qe lëshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe që harboi fare ultranacionalistët serb me në krye serbomadhin Vuçiq”, ka shkruar Berisha në një postim në Facebook.

div.meta-author { display:none; }