News That Matters

Arrestohet nga Policia punëtori që vodhi nga arka 6,365 euro

11/09/2021 11:06
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ankuesi mashkull kosovar ka informuar se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar, kishte vjedhur 6365 euro nga arka e pompës së derivateve.

Rasti është raportuar në Banullë të Graçanicës, të premten rreth orës 12:18.

I dyshuari është arrestuar dhe i janë gjetur parat e vjedhura.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

div.meta-author { display:none; }