News That Matters

Arrestohet mitrovicasi për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

01/12/2021 16:18

Në orët e mesditës së sotme policia në Mitrovicën e Jugut, njofton se ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

“Si rezultat i hetimit të një rasti me elemente te veprës penale kanosje, hetuesit policorë mbi dyshime të bazuara te i dyshuari S. S., 49 vjeçar, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gjashtë fishek për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rast për veprat penale “ Kanosje “ dhe ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’”, thuhet nw njoftimin e policisë.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

div.meta-author { display:none; }