News That Matters

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në Vushtrri

10/09/2021 19:20
Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në katër (4) raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhje’, raste këto të raportuara në dy muajit e fundit në zonën e Vushtrrisë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin biçikletat.

Xh. N., 41 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në lokacione të ndryshme në Vushtrri ka kryer veprat penale të vjedhjeve, thuhet në njoftimin e Policisë, trasmeton Radio-Ylberi.

Po ashtu të dyshuarit, në cilësi të provave materiale është gjetur dhe sekuestruar një biçikletë, ku pastaj i njejti me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregulltë.

div.meta-author { display:none; }