
24/09/2021 10:15
Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti nga pakujdesia kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç’rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij, trasmeton “Radio-Ylberi”
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton tutje policia përmes raportit 24 orësh.