
Arrestohet një person nga Ferizaj pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari kishte goditur me grushte viktimën.
“Ferizaj 17.08.2021 – 00:32 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht viktimën mashkull kosovar (babain e tij)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.