News That Matters

Arrestohet 23-vjeçari në Vushtrri, policia ia gjen “një mal” me qese me marihuanë

05/05/2022 19:20
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person pas dyshohet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të PK, shtohet se personit në fjalë gjatë kontrollit në çantën e krahut i janë gjetur dhe sekuestruar 77 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë 66 gramë.

“Arrestohet një persona i dyshuar për ‘’Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike. Mbi dyshime të arsyeshme është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar tek i cili gjatë kontrollit në çantën e krahut i janë ë gjetur dhe sekuestruar 77 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë 66 gram dhe një sprej”, thuhet në njoftim.

Më tej njoftohet se të dyshuarit G.A, 23 vjeçar, shtetas i Kosovës, i është caktuar masa e ndalimit policor.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një persona i dyshuar për ‘’Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike’’

Vushtrri, 05 maj 2022

Në orët e pasditës së datës 05 maj 2022, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “ Blerje, posedim, shperndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike’’”.

Mbi dyshime të arsyeshme është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar tek i cili gjatë kontrollit në çantën e krahut i janë ë gjetur dhe sekuestruar 77 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë 66 gram dhe një sprej.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar G. A., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit prokurori i ka caktuar masen e ndalimit policor.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin po i vazhdon njësia përkatëse e antidrogave

div.meta-author { display:none; }