
26.08.2021. /08:50
Policia në Vushtrri ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”
Ku nga policia janë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar: F.M., 46 vjeçar, L.M., 22 vjeçar dhe B.M., 20 vjeçar.
Ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:00, të datës 25 gusht 2021, në parkingun e një marketi në Vushtrri, ku viktima është sulmuar nga tre persona me një mjet të fortë( shufër metalike). Viktimës ju është ofruar tretmani mjekësor në Emergjencën në Vushtrri.
Njoftimi i plotë i Policië:
Policia në Vushtrri ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:00, të datës 25 gusht 2021, në parkingun e një marketi në Vushtrri, ku viktima është sulmuar nga tre persona me një mjet të fortë( shufër metalike). Viktimës ju është ofruar tretmani mjekësor në Emergjencën në Vushtrri, e mandej per tretman te mëtutjeshëm është dërguar në SHSKUK Prishtinë.
Në cilësi të provave materiale është konfiskuar një mjeti i fortë i përdorur në rast ( shufër metalike).
Nga policia janë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar: F.M., 46 vjeçar, L.M., 22 vjeçar dhe B.M., 20 vjeçar, të cilët janë intervistuar nga sektori rajonal i hetimeve, dhe me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar dhe është duke u hetuar si “Vrasje në tentativë”.