
22/03/2022 10:02
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasditën e 21 Marsit në Vushtrri.
Dy të dyshuarit u arrestuan për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”..
Arrestimi është bërë në bulevardin “Adem Jashari” në Vushtrri.
Dy të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike
Vushtrri, 21 mars 2022
Në orët e pasdites së datës 21 mars 2022, policia në Vushtrri, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i dy të dyshuarve është realizuar në bulevardin “Adem Jashari” në Vushtrri, ku gjatë kontrollit te dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike me peshë 3.4 gram.
Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar G. M.,21 vjeçar dhe A.H.,20 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, me rekomandim të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.