News That Matters

Arrestohen dy persona në Komoran të Drenasit

04.09.2021

Dy persona janë arrestuar në Komoran të Drenasit dje për shkak se në automjetin me të cilin ishin duke udhëtuar brenda i kishin 23 shtetas të Sirisë.

Në raportin e policisë thuhet se me shtetasit sirianë është marr njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

div.meta-author { display:none; }