News That Matters

Armend Mehaj priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari

21/10/2021 20:54
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari. Me këtë rast, ministri Mehaj i uroi gjeneral Kajarit mirëseardhje në Republikën e Kosovës, duke e uruar për detyrën e re dhe duke shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit të tij të madh edhe në sigurinë rajonale.

Me këtë rast, gjeneral Kajari shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në mes të KFOR-it dhe FSK-së.

Ndër të tjera, ai shprehu gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe nivelit të marrëdhënieve të kultivuara nga paraardhësi i tij, gjeneral Federici.

div.meta-author { display:none; }