
18/04/2022 12:32
Para disa ditësh deputeti i LVV, Armend Muja përmes në postimi në “Facebook” kishte bërë një deklaratë lidhur me PDK-në, ku kishte thënë se PDK në fillim e ka çarmatosur UÇK-në e tani po e kundërshton Fondin e Sigurisë, shkruan “Radio-Ylberi”.
“Në fillim çarmatosën UÇK-në, pastaj kufizuan lëvizjen e FSK-së në veri,pastaj kundërshtuan formimin e Ushtrisë së Kosovës, pastaj e mbajtën pa financim. Së fundmi po kundershtojnë edhe Fondin e Sigurisë. Ky është rekordi i tmerrshëm i PDK-sē në politikën e mbrojtjes. E gjithë kjo përderisa buxheti i Serbisë për mbrojtje (1.2 miliardë euro) tejkalon shpenzimet e ushtrisë së Millosheviqit. Ushtria do të bëhet, Kosova do të mbrohet në çdo cep të territorit”, ka shkruar Muja.
E për këtë deklaratë ka pasur reagime të shumta përmes komenteve ku dhe ish-ushtari I UÇK-së Arif Aliu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” iu kundërvi Mujës, duke i thënë se është i vogel me fol për UÇK-në.
“Mos u shit për të menqur e trim, se ti mund të jeshë si thot populli ,,Tarak i kabzave” asgjë më shumë.
Ti për UÇK-në e burrat e sajë je i vogël me folë, e po për polici të UNMIK-ut, mundësh me folë sepse ishe në shërbim të tyre.”, shkroi ai.
Postimi i plotë: