News That Matters

Arberesha Sabani e partisë së gjelbert bartese e listës për parlametin suedez

14/08/2022. 22:58

Në regjionin e Skånës në verilindje të saj , struganja Arbresha Sabani është bartese e listës së partise se gjelbert ( MP)

Arbresha Sabani është një politikane që punon me çështjet e shkollës, të fëmijëve/të rinjve, barazisë gjinore dhe të drejtave funksionale.

Ajo në prezentimin e saj si kandidate për parlamentin suedez tregon se
” Gjatë rinise sime kam qenë shumë aktive në sporte të ndryshme si ping-pong për handikap, futboll dhe not. Ishte një mënyrë për mua për të qëndruar aktiv por edhe për të marrë pjesë në jetën shoqerore. Gjithashtu jam mësuese e gjimnazit e trajnuar dhe e certifikuar. Një profesion që më është për zemër”

Pra pas regjionit të Halandit tashme edhe regjioni i Skanes ka mundesi reale te dergon Arbresha Sabanin në parlamentin suedez!

Të gjithë ju që jetoni në : Hässleholm, Kristianstad, Osby, Tomelilla, Simrishamn, Ängelholm, Båstad, Perstorp, Östra Göinge dhe Örkelljunga. Mos e prisni diten e votimit por nga 25 gushti, shko në biblotekë, sallë të kultures, kudo ku etnti zgjedhor hapë qendra për votim të parakohëshem, merr listen e partise se gjelbert dhe rrubullakso numrin 1 që të pushtojmë më shqiptar parlamentin suedez.

div.meta-author { display:none; }