
01\03\2022 19:15
Beatrix Ramosaj prej kohësh nuk po merrej me muzikë e nuk po lansonte këngë e videoklipe të reja.
Pra, ajo kishte bërë një tërheqje nga skena muzikore dhe jeta publike në përgjithësi. Beatrix kryesisht po merrej me Instagram-in.
Këngëtarja u ftua që të bëhej pjesë e “Big Brother Albania VIP”, ku pati një eksperiencë me shumë turbulenca.
Pas daljes nga shtëpia e famshme, ajo shkelqu në çdo paraqitje televizive. E, grimeri Arbër Bytyqi nuk e ka kursyer konsideratën dhe komplimentet për bukuroshen.