
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se mund të merren masa të reja edhe para 13 shtatorit, datë kjo deri kur janë në fuqi masat e marra të shtunën e kaluar nga ana e qeverisë, por se kjo varet nga gjendja në terren dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe IKSHPK-së, raporton Gazeta Infokus.“Këto masa janë në fuqi deri më datën 13 shtator dhe natyrshëm zbatimi i masave është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të patur efektin e tyre, prandaj edhe sot gjatë takimit u dakorduam që të gjitha institucionet tona në bashkëpunim dhe në bashkërendim me institucionet shëndetësore, si kujdesi parësor shëndetësor, SHSKUK, e sidomos IKSHPK-ja dhe MSH-ja, do të përcjellin përditë situatën në terren dha para 13 shtatorit do të kemi edhe takime tjera, por edhe një takim ku do të vendoset se si do të procedojmë tutje. Natyrisht kjo nuk e përjashton e masave të reja para kësaj date, bazuar në këto raportime dhe rekomandimeve që na vijnë nga ekspertët dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, tha ministri Vita.