News That Matters

APN “Adem Jashari” fton qytetarёt të pajisen me dokumentacion tё vlefshёm pёr udhёtim

Aeroportit Ndёrkombёtar i Prishtinёs “Adem Jashari”, njofton qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs, se duhet tё jenё tё paisur me dokumentacion tё vlefshёm pёr udhёtim.

Udhёtarёve me dokumentacion tё skaduar tё udhёtimit tё lёshuar nga Republika e Kosovёs nuk do t’ju lejohet fluturimi.

Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka njoftuar të gjithë qytetarët se referuar situatës së krijuar me vonesat e pajisjeve me dokumente personale, kryesisht mungesën e pasaportave, Agjencioni për Regjistrimin Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke i menaxhuar me kujdes të shtuar sasitë në dispozicion. Kjo po bëhet përmes analizimit të rasteve të arsyetuara dhe dëshmuara me dokumentacion mbështetës duke i trajtuar si prioritet të lartë kategoritë shëndetësore, studentët, mërgatën dhe përfaqësimin shtetëror.

“Momentalisht po përballemi me mungesë të lëndës së parë të prodhimit të dokumenteve si shkak i invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës, porse me këtë problem nuk po përballet vetëm Republika e Kosovës por të gjitha shtetet që janë furnizuar në linjën dhe vendin e njëjtë me lëndën bazë të prodhimit të dokumentit”, thuhet në njoftimin e MPB.

div.meta-author { display:none; }