
09/12/2021 20:23
Ish-konkurrentja e Përputhen dhe tani banorja e Big Brother VIP, Antonela Berisha, ka lëshuar një deklaratë të fortë.
Claudio, banori më i ri i shtëpisë me të famshme ka shfaqur interesim të vazhdueshëm për Antonelën që nga hyrja e tij brenda.
Por, kjo e fundit gjatë bisedës me Arjolën ka thënë që nuk janë tipa të njëjtë, madje Antonela ka thënë se jashtë shtëpisë se Big Brother është dikush që po e pret.
“Nuk është fare tipi im dhe më vendos në siklet, unë i thashë se nëse Pajtimin dhe Arbërin mund t’i përqafoj si shokë se e ndiej dhe i kam si vëllezër, ty nuk të përqafoj dot se e di që ke pëlqim për mua. Pastaj një e dy rri dhe më prek te këmba. Jam munduar t’ja shpjegoj edhe që më pret dikush jashtë”- është shprehur ajo.