
12/11/2021 21:39
Shqipëria është mysafire e Anglisë në ‘Wembley’ në kuadër të ndeshjeve kualifikueseve për Katar 2022.
‘Tre Luanët’ kanë shënuar plotë pesë herë në portën e Thomas Strakoshës në pjesën e parë.
Ndeshja nisi më mirë për Anglinë që arriti të shënojë që në minutën e 9-të, kur Harry Maguire gjeti rrjerën me një goditje me kokë.
Shqipëria kishte shumë rast të mirë të barazonte, por Myrto Uzuni edhe pse i vetëm me Jordan Piscford, gjuajti në duart e tij.
Në minutën e 18-të, Anglia ngriti epërsinë në 2-0 me golin e shënuar nga Harry Kane.
Por anglezët nuk u ndalën, pasi që Jordan Henderson shënoi për 3-0 pas një aksioni të mirë individual.
Harry Kane në minutën e 33-të, shënoi për 4-0 me një gjuajtje të fortë nga brenda zonës.
Sulmuesi i njëjtë kishte edhe dy raste, por për fatin e kuqezinjve nuk e qëlluan cakun.
Por në herën e tretë Harry Kane, shënoi një super gol me volej për 5-0.
Një Shqipëri e humbur në Wembley, që nuk po arrin të tregojë asgjë nga loja e saj