News That Matters

Angli – Gjermani, publikohen formacionet zyrtare

Anglia dhe Gjermani do të përballen sonte në ndeshjen e xhiros së gjashtë dhe të fundit në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

“Tre Luanët” edhe nëse shënojnë fitore, nuk do të largohen nga pozita e fundit në grup, ku momentalisht kanë vetëm 2 pikë të grumbulluara

Duke marrë parasysh këtë, dihet tashmë se Anglia në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesës e Ligës B.

Ndërkaq, gjermanët e kanë të siguruar pjesëmarrjen në Ligën A dhe tani synojnë që me fitore eventuale të marrin së paku pozitën e dytë.

Gjermania momentalisht renditet e treta në grup me 6 pikë, dy më pak se Italia që është e dytë. Italianët sonte përballen me Hungarinë lidere.

Ndeshja mes Anglisë dhe Gjermanisë do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Formacionet zyrtare:

div.meta-author { display:none; }