News That Matters

Anëtarsimi i Suedisë në Nato nuk është aktual

08/03/2022
Nga Shuquri Sejdijaj

Kërkesa e Suedisë për t´u bërë anëtare e NATO-s nuk është aktuale. Kështu bëri të ditur sot në një konferencë shtypi kryeministreja Magdalena Anderson. Për momentin kërkesa e tillë vetëm do ta destabilizonte më shumë gjendjen në Evropë, theksoi ajo.

Luftën e Rusisë e quajti të paligjshme dhe kërkoi ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj popullësisë civile.

Anderson vëretoi se dërgesat me mtariale ushtarake nga Suedia kanë mbërri në detinacionin e duhur në Ukrainë dhe tani po shikohen mundësitë e mbështetjes kundër cyber-sulmeve.

Kryeministreja e Suedisë bëri të ditur gjithashtu se Suedia bashkë me Finlandën kanë shkruar një letër të përbashkët për vendet tjera të UE. Këto dy vende kërkojnë nga samiti i UE që do të mbahet gjatë kësaj jave që ta kenë parasysh klauzulën e përbashkët mbrojtëse të UE e cila është përfshirë me Marrëveshjen e Lisabonës.

Kjo marrëveshje thekson se vendet e UE janë të detyrueshme të japin mbështetje ”në rast se një vend i UE i nënshtrohet sulmit të armatosur në territorin e tij.”

div.meta-author { display:none; }