
13/07/2022. 18:29
Një deklaratë e Andi Artanit lidhur me Beatrix Ramosaj, padyshim është parë e dëgjuar edhe nga kjo e fundit.
I ftuar në ‘’Mirage’’ ish-konkurrenti në rubrikën “Kë zgjedh?” në mes moderatores, Bora Zemani dhe këngëtares kosovare, ai e zgjodhi Beatrix duke u përgjigjur kështu:
“Beatrixa, njëfarë lloj simpatie e kom për to edhe plus e kom të rrafshit të Dukagjinit”.
Pas kësaj deklarate Beatrix ka komentuar në fotografinë e Andit duke i shkruar koment që përshtatet me deklaratën e tij.
“I Dukagjinit mo”, ka komentuar Trixa.
Ndërsa, ndjekësit kanë shpërthyer me komente duke kërkuar bashkimin e tyre.