News That Matters

Analiza,Filxhane, Diarea e Plak disa nga emrat që u vendosën fëmijëve në Kosovë


23/09/2021 10:53

Një motër medicinale ka hasur në disa emra të çuditshëm të fëmijëve dhe rrallë të dëgjuar në Kosovë.

Kaltrina Kolgeci ka shkruar në llogarinë e saj në ‘Twitter’ se gjatë punës që e bën si motër medicinale në një klinikë në pediatri, gjatë pranimit për vaksinim të fëmijëve ka hasur në emra interesant.

Ajo ka treguar për gjashtë emrat që i janë dukur më interesant dhe ka vendosur t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj, trasmeton “Reporteri” 

Femije, Qifajete, Analiza, Diarea, Filxhane, Plak dhe Gjylgjibane janë vetëm disa nga emrat që prindërit shqiptarë u kanë vendosur fëmijëve të tyre.

Postimi i plotë nga Kaltrina Kolgeci:

Emra te çuditshem qe i kom hase ne vaksinim:
Femije
Qifajete
Analiza
Diarea
Filxhane
Plak
Gjylgjibane

div.meta-author { display:none; }