
Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, do të luajë nga minuta e parë kundër Qipros.
Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Departamentit të Futbollit në Art Motion.
Paraqitja e Rrahmanit ishte në dyshim shkaku i një lëndimi, por që arriti të rikthehej për ndeshjen vendimtare për “Dardanët”.
Kosova sonte me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” do të luajë ndeshjen vendimtare përballë Qipros.
Ekipi i Alain Giresse, do të synojë fitoren për ta siguruar edhe për një edicion qëndrimin në ligën C të kombeve.