
17\03\2022 14:29
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi Kodin Civil në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, është shprehur i zhgënjyer me mos miratimin e djeshëm.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që gjuha në Kod dhe në debat, të respektojë të drejtat e njeriut të gjithë kosovarëve, përfshirë LGBTI+, në përputhje me Kushtetutën.
Kujtojmë se një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratoj Kodin Civil, transmeton Indeksonline.
Në votim morën pjesë 61 deputetë, 28 prej tyre ishin për, 29 kundër dhe 4 abstenime.