News That Matters

Ambasadori gjerman: I tronditur nga sulmi në autobusin e nxënësve

27/11/2021 14:30

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat që humbën jetën në sulmin e mbrëmshëm në Gllogjan të Deçanit, duke thënë se autorët duhet të sillen para drejtësisë.

“I tronditur nga ky sulm i dhunshëm në autobusin e studentëve. Autorët duhet të sillen para drejtësisë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Nga sulmi me armë në drejtim të autobusit që po barte nxënësit mbetën të vdekur 2 nxënës dhe shoferi i autobusit, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

div.meta-author { display:none; }