News That Matters

Ambasada e SHBA-së i quan të papranueshme sulmet ndaj Policisë, mediave dhe civilëve

13/10/2021 18:48

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka cilësuar shqetësuese atë që ndodhi në veri të Mitrovicës pas aksionit që Policia e Kosovës e ka zhvilluar sot në atë pjesë dhe disa qytete të tjera të Kosovës për luftimin e kontrabadanës.

Zëdhënësi Eric Brassil në një përgjigje për Klankosova.tv tha se ambasada amerikane e cilëson të papranueshme dhunën ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve.

“SHBA është e shqetësuar nga përgjigja që iu dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi”.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar tetë persona të dyshuar për kontrabandim me mallra dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim policor.

Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme drejt zyrtarëve policorë është raportuar se 10 policë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre shtatë të nacionalitetit shqiptar dhe tre të nacionalitetit serb.

Në aksionin e zhvilluar në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe Veriut si dhe në Zveçan janë bastisur 26 lokacione.

div.meta-author { display:none; }