News That Matters

Ambasada e Kosovës pas shpërthimit në Abu Dhabi: Fatmirësisht, nuk ka pasë viktima dhe as të lënduar

09/02/2022 13:21

Një shpërthim i madh goditi një ndërtesë të lartë në qendër të Abu Dhabit, mbrëmë.

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar qytetarët se ekipet emergjente të qytetit kanë intervenuar në shpejtësi, duke e vënë situatën nën kontroll.

“Fatmirësisht, nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe as viktima. Shpërthimi ka ndodhur në sipërfaqen e katit të fundit të një ndërtese në qendër të qytetit”.

“Autoritetet e EBA-së, në një deklaratë të tyre zyrtare të lëshuar sot, i kanë bërë thirrje publikut që informacionet lidhje me këtë incident, t’i marrin nga burimet e saja zyrtare, dhe të shmangin qarkullimin e thashethemeve dhe informacioneve të pasakta”, thuhet në njoftim.

div.meta-author { display:none; }