
17/10/2021 09:02
Ambasada amerikane në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime, për të zgjedhur kryetarët e tyre komunalë.
Drejtuesit komunal kanë rëndësi. Vendimet e tyre-pavarësisht nëse i jepni përparësi shkollave, punimeve në rrugë, transportit publik, grumbullimit të plehrave ose projekte të tjera-ndikojnë në cilësinë tuaj të jetës çdo ditë. Mos e humbisni rastin tuaj për të bërë të njohur zërin tuaj. Bëje punën tënde”, ka shkruar ambasada në Facebook, transmeton “Radio-Ylberi”
Kosova sot po mban zgjedhjet komunale, ku votuesit do të mund të zgjedhin kryetarët e tyre të rinj, apo të rikonfirmojnë të mëparshmit.