News That Matters

Albin Kurti takon ish organizatorët e demostratave të 81-shit

11/03/2022 22:22
Kryeministria e Kosovës sot ka përkujtuar 41 vjetorin e demonstratave të Marsit të vitit 1981.
Kështu ka njoftuar Kryeministri Kurti përmes një postimi në Facebook.

Kurti cilëson se demonstruesit e marsit të 81-shit i dhanë fillim një pranvere shqiptare që i dha fund një federate të padrejtë jugosllave.

Ai ka treguar se bashkë me deputetët e Kuvendit vizituan veprimtarin dhe ish deputetin, Ali Lajçi, dhe pritën në kryeministri veprimtarë e veprimtare, ish të burgosur, bashkë organizatorë të demonstratës së 11 marsit të vitit 1981.

Postimi i plotë:
Pranvera shqiptare e ‘81-ës
Më 11 mars 1981, studentët kishin vendosur që radhët e gjata të pritjes për shujtën e ushqimit t’i kthenin në shtigje të çlirimit. Nga renditja para mensës, në ballë të demonstratave masive.

Studentët kërkonin dinjitet, kushte të barabarta të trajtimit dhe ndaljen e dhunës policore. Kërkesave të tyre iu bashkuan punëtorët, e populli mbarë. Demonstruesit kërkonin liri, drejtësi, e përparim shoqëror, të drejta kombëtare, qytetare e njerëzore. Kërkonin Republikë e Vetëvendosje.

As brutaliteti policor, e as plumbat e burgjet, nuk i ndalën demonstruesit e marsit të vitit 1981. Ata i dhanë fillim një pranvere shqiptare që i dha fund një federate të padrejtë jugosllave.

Në 41 vjetorin e demonstratave të pranverës ’81, bashkë me deputetët e Kuvendit vizituam veprimtarin dhe ish deputetin, Ali Lajçi, dhe pritëm në kryeministri veprimtarë e veprimtare, ish të burgosur, bashkë organizatorë të demonstratës së 11 marsit të vitit 1981. Bashkëbisedimi me ta na e kujton rrugën e gjatë, të pakthyeshme e përplot krenari të ngritjes dhe çlirimit të Kosovës.

div.meta-author { display:none; }