News That Matters

Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, policia rrethon objektin

17/05/2022. 18:51

Policia e Kosovës e ka rrethuar Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” pasi që dyshohet për bombë.

E gjithë kjo ka ndodhur pasi që në rektorat është pranuar një e-mail anonim me përmbajtje kërcënuese.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku i njëjti ka bërë të ditur se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes një emaili.

“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, tha Borovci për Insajderin

Ai ka sPolicia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

div.meta-author { display:none; }