News That Matters

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”, Policia jep detaje

16/06/2022. 19:00
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një informacion për mjete shpërthyese në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.Në njoftimin e thuhet se Policia menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti.

“Policia e Kosovës, me datën 16.06.2022 në orët e pasdites përmes zyrës së mediave të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka pranuar një informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në aeroport. Bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9)”, thuhet në njoftimin e PK-së.Policia e Kosovës, po ashtu ka ndërmarr veprime konkrete duke evakuuar personat/qytetarët në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet tjera relevante.

div.meta-author { display:none; }