News That Matters

Aktivitet për mërgatën dhe rininë: Alpinistët lëshohen me litarë nga Komuna e Ferizajt

25\12\2021 18:20
Dhjetëra anëtarë të grupit Klubi Alpin “Prishtina” u lëshuan me litarë nga çatia e ndërtesës së Komunës së Ferizajt.

Kryetari, Agim Aliu, bëri të ditur se aktiviteti u organizua për mërgatën dhe rininë.

“Një aktivitet i veçantë, për herë të parë i këtij lloji, kushtuar mërgatës dhe të rinjve, u mbajt sot nga Klubi Alpin “Prishtina”, me bartës organizimi ferizajasin Besnik Reka, ku dhjetëra anëtar të këtij klubi, u lëshuan me litarë nga çatia e ndërtesës së Komunës.” thuhet në një postim në Facebook të Aliut.

Kurse aktiviteti u përcoll edhe me duartrokitjet e dhjetëra ferizajasve që u mblodhën në shesh.

Ndërsa i pari i Ferizajt njoftoi se ngjarja u mbështet edhe nga Komuna.

div.meta-author { display:none; }