
07/07/2022. 10:00
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje në lidhje me aksionin që ka zhvilluar Policia e Kosovës në Shtërpcë.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, Policia e Kosovës ka bastisur katër lokacione, si dhe është duke u bërë largimi i kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.
Derisa nuk ka të arrestuar nga ky aksion.
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Policia e Kosovës, sot, është duke zhvilluar një aksion në Shtërpcë, përkatësisht, janë duke u bastisur katër (4) lokacione të ndryshme, si dhe është duke u bërë largimi i kamerave të vendosura nga strukturat ilegale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
“Lidhur me këtë aksion, persona të arrestuar për momentin ende nuk ka”.