
25/03/2022 09:17
Një aksident i pazakontë trafiku ka ndodhur dje në Stanovc të Vushtrrisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dalur nga rruga dhe ka goditur 5 vetura të cilat ishin të parkuara.
Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare, (pasagjere ).
E lënduara është dërguar në tretman mjekësorë.