News That Matters

Aksident tragjik në Bullgari, të paktën 45 të vdekur

23/11/2021 10:40

Të paktën 45 persona humbën jetën në një aksident autobusi gjatë natës në një autostradë në jug të kryeqytetit bullgar.

Shkaku i aksidentit të së martës në një autostradë 40 km nga Sofja ende nuk dihet.

Sipas kanalit bTV, 12 fëmijë ishin në bordin e autobusit, i cili po udhëtonte nga qyteti kryesor i Turqisë, Stambolli për në Shkup në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Zoran Zaev, i cili thuhet se synon të shkoj në vendin e ngjarjes, tha se viktimat ndoshta ishin maqedonas.

“Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se është e tillë sepse autobusi është i regjistruar në vend”, tha ai në një intervistë për Nova TV.

Prokuroria e shtetit ka nisur hetimet.

div.meta-author { display:none; }