
Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në dalje të Vushtrrisë në rrugën për Mitrovicë.
Sipas fotografive të dërguara, shihet se shoferi ka humbur kontrollin kështu duke dalë jashtë rrugës në cilën po zhvillohen punime.

Për shkak të aksidentit, ka interventuar Policia e Kosovës. Ndërkaq, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Për më shumë rreth këtij aksidenti, KosovaNews, ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të marr detaje shtesë.