News That Matters

Aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

21/01/2022 09:51

​Rreth orës 7:00, të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Smrekonicë, është raportuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale, njofton PK, trasmeton “Radio-Ylberi”

“​Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes bëhet e ditur se në aksident trafiku është e përfshire vetëm një veturë e cila ishte në lëvizje, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë të lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, vetura afër urës në fshatin Smrekonicë ka dalë nga rruga, ku si pasoj, lëndime ka pësuar shoferi i automjetit dhe pasagjeri.

​Dy të lënduarat fillimisht janë dërguar në Spitalin ne Vushtrri per tretman mjekësor, ndërsa per tretman te mëtutjeshëm janë dërguar në QKUK- Prishtinë.” thuhet në njoftim

Po ashtu ​policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, për kujdes dhe vigjilencë të shtuar duke ju përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe kushteve atmosferike dhe duke respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore.

div.meta-author { display:none; }