News That Matters

Aksident në Mitrovicë, njëra veturë përfundon me 4 rrota në ajër ndërsa tjetra ka rënë në kanal të ujit

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës, konkretisht në segmentin rrugor Mitrovicë – Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Çmimet më të volitshme dhe ushqimet më kualitative – Emona Center Mitrovicë

Sipas dëshmitarëve, veturat kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Njëra veturë ka përfunduar me katër rrota në ajër, ndërsa tjera ka rënë poshtë rrugës, në kanalin e ujit.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek aksidenti, por dyshohet që shtresat e akullit kanë bërë të rrëshqasin veturat.

Ndryshe aksidentet e trafikut kanë filluar të shpeshtohen dhe kërkesa e Policisë së Kosovës është që të bëhet kujdes gjatë vozitjes, sidomos gjatë kohës kur ka lagështi apo ngritësa nëpër rrugë.

Në fshatin Lushtë, i cili gjendet në hyrje të Mitrovicës janë shkaktuar edhe më herët aksidente të ngjajshme të trafikut, dhe konsiderohet si vend që ndodhin shpesh aksidente.

div.meta-author { display:none; }