News That Matters

Aksident me fatalitet në Gjilan

29/05/2022. 12:00

Ka vdekur dje viktima femër kosovare e përfshirë në një aksident trafiku më 15 maj të këtij viti.

Sipas policisë, viktima ka vdekur disa ditë pasi është liruar nga spitali.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Gjilan 15.05.2022 – 16:50. Më 28.05.2022 ka ndërruar jetë viktima femër kosovare, e cila kishte qenë e përfshirë në aksident trafiku. Viktima ka ndërruar jetë disa ditë pasi është liruar nga trajtimi mjekësor në spital. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

div.meta-author { display:none; }