
24.08.2021 /23:44
Angelina Jolie është bërë përdoruesja më e shpejtë në Instagram që ka fituar një milion ndjekës.
Aktorja 46-vjeçare iu bashkua rrjetit të famshëm social gjatë fundjavës dhe ajo shpejt ka grumbulluar më shumë se shtatë milionë ndjekës në Instagram, shkruan DailyMail.
Aktorja e “Eternals” tejkaloi Rupert Grint dhe Sir David Attenborough për këtë rekord, pasi ajo grumbulloi 2.1 milionë ndjekës të rinj në më pak se tri orë.
Ajo ndiqet nga: Drew Barrymore, Bella Hadid, Bella Thorne, Gretchen Rossi, Chrishell Stause, Jamie Lee Curtis dhe Helena Christiansen, për të përmendur disa.
Ylli i Hollywoodit iu bashkua rrjetit social për të ndarë një fotografi të një letre që kishte marrë nga një vajzë adoleshente në Afganistan, ku talebanët kohët e fundit morën kontrollin e vendit.
Po ashtu ajo pretendon se gratë do të jenë akoma në gjendje të ndjekin shkollën, megjithëse do të duhet të mbulohen me veshje nga koka te këmbët.