
30.08.2021
Në vendin tonë janë 26.575 raste aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 36 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 1 mijë e 630 raste të reja nga 11 mijë e 017 mostra të marra.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 816 pacientë dhe janë vaksinuar 11mijë e 458 qytetarë.
Deri më tani janë administruar gjithsej 808 mijë e 078 doza të vaksinave, ku 538 mijë e 766 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa me dozën e dytë 269 mijë e 312.