News That Matters

Aeroporti i Baselit anulon fluturimet për në Prishtinë, mbi 300 udhëtarë mbesin në pritje

16/04/2022. 14:34

Në aeroportin e Baselit shumë qytetarë që janë mbledhur me valixhe për të fluturuar për në Prishtinë, janë kthyer prapa pasi fluturimet janë anuluar pa paralajmërim në Euroairportin Basel-Mulhouse.

Avionët e tjerë për në Prishtinë ishin plot. Një tjetër fluturim nga kompania ajrore ALK (Boing B737-300), gjithashtu një kompani bullgare, dështoi.

Mbi 300 pasagjerë që po synonin Prishtinën mbetën në pritje, raporton Blick, transmeton Klankosova.tv.

Njëri nga të ngujuarit ishte edhe M. Krasniqi, i cili tha se ka fëmijë që qajnë dhe pasagjerë që vazhdojnë të përpiqen të kontaktojnë linjën telefonike të operatorit të fluturimit.

Euroaeroporti nuk dha asnjë arsye për anulimet.

div.meta-author { display:none; }