
27/12/2021 19:29
Adele ka fituar më shumë se 33 milionë euro brenda një vit nga dy kompanitë e saj muzikore.
Përmbledhjet e llogarive të bëra deri më 31 dhjetor tregojnë se këngëtarja e “Someone Like You”, kishte të ardhura të mëdha këtë viti kur edhe publikoi albumin e saj të rikthimit në skenë “30”.
Përveç kësaj, Melted Stone Ltd, e cila u formua në prill të vitit 2008, fitoi para në bankë dhe në dorë në shumën prej mbi 20 milionë euro. Adele është drejtoresha dhe sekretarja e vetme e kësaj kompanie.
Kjo vjen pasi Adele udhëhoqi nominimet për BRIT Awards 2022, me gjithsej katër të tillë, shkruan DailyMail.
Ka qenë një vit i favorshëm për yllin që u rikthye në krye të top-listave në fillim të këtij viti me “Easy On Me”, singli i saj i parë që nga viti 2016.