News That Matters

Abelard Tahiri: Tërheqja e parave nga Trusti, e domosdoshme për qytetarët

21/06/2022. 12:08
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në mungesë të alternativave nga qeveria dhe përballë gjendjes së renduar sociale, tërheqja e një pjese të parave të Trustit është një masë e domosdoshme për të lehtësuar ballafaqimin e qytetarëve me këtë gjendje.

“Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të mazhorancës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë”.

“Kjo nuk është betejë politike por domosdoshmëri konkrete dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Tahiri.

div.meta-author { display:none; }