
08/05/2022 14:28
Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pranuar shumë urime me rastin e zgjedhjes së tij në këtë pozitë.
Ai është uruar nga liderë të shteteve të ndryshme, diplomatë, komunitete e shumë të tjerë.
Abazoviq ka premtuar se do të punojë në interes të qytetarëve të Malit të Zi.
“Premtojmë se do të punojmë në interes të qytetarëve, për Malin e Zi evropian dhe ekologjik, i cili do të zhvillojë marrëdhënie miqësore me të gjithë shtetet fqinjë!”.