
22/05/2022. 13:24
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e përmbyll procesin e zgjedhjeve të brendshme në Prizren, Ferizaj, Pejë, Malishevë dhe Obiliq.
Kjo parti përmes një njoftimi për medie ka theksuar se në kuvendet e degëve në Ferizaj dhe në Prizren të cilat po i zhvillojnë punimet që prej orës 10:00, gara për Këshillat Drejtuese dhe kryetarët e degëve është shumë e fortë.
“Tri degët e tjera të Aleancës, ato të Pejës, Malishevës dhe Obiliqit, kuvendet zgjedhore do t’i mbajnë prej orës 14:00, përkatësisht 17:00 dhe 18:00”, ka njoftuar AAK-ja.
Deri më tani, degët e Aleancës në Gjakovë, Rahovec e Deçan, kanë përmbyllur procesin zgjedhor, kanë zgjedhur kryetarët dhe këshillat drejtuese.