News That Matters

A po nis lufta në Ukrainë? Bideni u kërkon amerikanëve të largohen menjëherë nga ky shtet

11/02/2022 12:16
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë, të cilët ende ndodhen në Ukrainë, që të largohen menjëherë nga ky shtet, duke i përmendur kërcënimet në rritje për veprime ushtarake ruse.

Ai shtoi se nuk do të dërgonte ushtarë të vendit të tij për t’i shpëtuar amerikanët, nëse Rusia e pushton Ukrainën, duke paralajmëruar se “gjërat mund të bëhen të çmendura shpejt” në rajon, shkruan BBC.
“Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani. Jemi duke u përballur me njërën nga ushtritë më të mëdha në botë. Është një situatë shumë më ndryshe dhe gjërat mund të bëhen të çmendura shpejt”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë

div.meta-author { display:none; }