
10/07/2022 17:03
Sarah Berisha dhe Dj Pm, krijuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “BBV”.
Kështu ata u shndërruan në çiftin e pëlqyer të publikut.
Edhe pse ka muaj që ky reality ka mbaruar, vëmendja tek ata vazhdon.
Kurreshtja e publikut lidhur me lidhjen e tyre, shpesh nuk i lë rehat çiftin.
Sarah ka bërë një intervistë ‘virtuale’ me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ ku nuk i ka shpëtuar dot dhe pyetjes nëse është ende me Dj Pm.
“O Sarah a je ende në një lidhje me DJ PM?”, e pyet ndjekësja.
Nuk ka munguar përgjigja epike e blogeres e cila u shpreh: Mesa di unë PO, nuk e di se çfarë informacionesh keni ju.