News That Matters

A do të jetë Beatrixa e pranishme në finalen e Big Brother VIP?

18/02/2022 14:22

Beatrix Ramosaj është kthyer nga pushimet në Dubai.

Këtë e ka konfirmuar vëllai i saj me anë të një postimi në Instastory, ku shihen bashkë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ky postim konfirmon se këngëtarja do të jetë e pranishme sonte për finalen e madhe të Big Brother VIP, transmeton Klankosova.tv.

Madje, Beatrix ka nisur tash e disa ditë të bëjë postime të ndryshme në Instagram, duke u bërë thirrje ndjekësve të saj ta votojnë Donaldin me anë të mesazheve.

Finalja e madhe nis sonte në orën 21:00 me finalistët Donaldin, Einxhel, Ilir dhe Beniada.

div.meta-author { display:none; }