
31/12/2021 11:13
KEDS/KESCO njofton se sot të gjithë konsumatorët do të furnizohen pa kufizime të energjisë elektrike, përjashtuar këtu Malishevën dhe regjionin e Ferizajt.
Përmes një njoftimi, thuhet se është siguruar importi i nevojshëm për festën e ndrrimit të motmoteve.
Ndër të tjerash thuhet se në disa vendbanime siç është Malisheva është e pamundur të vazhdohet me furnizim pa ndërprerje për shkak të kapaciteteve të kufizuara transmetive, që janë nën menaxhimin e KOSTT-it. Po ashtu sfidues mbetet edhe regjioni i Ferizajit, ku mund të shfaqen mbingarkesa për shkak të trendit të lartë të rritjes së konsumit.